I vjedh makinën dhe i kërkon para, ndërhyn policia në momentin e dorëzimit

Kronikë e zezë

I vjedh makinën dhe i kërkon para, ndërhyn policia në momentin e dorëzimit

Më: 3 shtator 2015 Në ora: 10:28

Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, në përpjekjet e saj intensive në funksion të luftimit të krimit, dukurive negative dhe veprimeve që bien ndesh me ligjet e aplikueshme në vend, çdo ditë po shënon rezultate në identifikimin dhe sjelljen para organeve të drejtësisë të gjithë kryesit e përfshirë në raste të tilla.

Lidhur me një rast të vjedhjes së veturës me datën 01.09.2015, në Prishtinë, Policia e Kosovës përmes rrugëve hetimore-operative ka marrë një informatë se një i dyshuar ka kontaktuar në telefon viktimën dhe i ka kërkuar një shumë të caktuar të hollash në këmbim për t’ia kthyer veturën e vjedhur.

Pas pranimit të informatës hetuesit policorë kanë ndërmarrë veprime të shpejta operacionale, ku është arritur identifikimi dhe lokalizimi i të dyshuarit, dhe në momentin e këmbimit të të hollave në mes të viktimës dhe të dyshuarit, është realizuar arrestimi i të dyshuarit.
Pas ekzaminimeve të nevojshme të forenzikës me urdhër të prokurorit kompetent viktimës i është kthyer vetura, ndërsa i arrestuari është dërguar në mbajte dhe i njëjti akuzohet për vepër penale të ‘vjedhjes’ dhe të ‘detyrimit’./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat