I vodhi 10 mln lekë vjehrrit, Lorena Arapi dërgohet në burgun e grave (Foto)

Kronikë e zezë

I vodhi 10 mln lekë vjehrrit, Lorena Arapi dërgohet në burgun e grave (Foto)

Më: 3 shtator 2015 Në ora: 08:53

“Arrest me burg” ka qenë masa e sigurisë që ka dhënë sot gjykata e Sarandës për Lorena Arapi dhe Adiol Çifliku, ndaluar nga policia e Sarandës tre ditë më parë të akuzuar për veprën penale të “Vjedhjes në bashkëpunim”.

lorena arapi2 lorena arapi1 lorena arapi lorena sarandeNë seancën e masës së sigurisë me trup gjykues gjyqtare Ketra Barjami dhe prokuror Ilir Hoxha, gjyqtarja Ketra Barjami e ka vlerësuar të ligjshëm ndalimin e Adiol Çifliku si të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “vjedhjes në bashkëpunim” dhe ka vendosur si masë sigurie atë të “Arrestit në burg” duke urdhëruar forcat e Komisariatit policisë Sarandë ta çojnë këtë person në dhomat e paraburgimit Sarandë për të qenë në dispozicion të autoritetit procedues. 28 vjeçari Adiol Çifliku është mbrojtur nga avokat Kiço Milo. Adiol Çifliku nuk ka folur.

Avokati mbrojtës Kristo Milo e ka quajtur të pambështetur në ligj ndalimin e klientit të tij nga policia pa urdhër të Prokurorisë për një vepër të ndodhur në vitin 2012 dhe të pavërtetuar se ka hyrë në banesë.

I njëjti trup për përcaktimin e masës së sigurisë ka qenë edhe për Lorena Arapi ndërsa avokat mbrojtës ishte Merdan Nora, avokat i vendosur kryesisht nga Gjykata. Gjyqtarja Ketra Barjami e ka vlerësuar të ligjshëm ndalimin e Lorena Arapi si të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Vjedhjes në bashkëpunim” dhe ka vendosur si masë sigurie atë të “Arrestit në burg” duke urdhëruar forcat e Komisariatit policisë Sarandë ta çojnë këtë person në dhomat e paraburgimit Sarandë për të qenë në dispozicion të autoritetit procedues. Po sot Lorena Arapi është transferuar për në mjediset e burgut të grave në Tiranë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat