Itali, Zbulohet një rafineri heroine, 1 shqiptar mes 4 të arrestuarve

Kronikë e zezë

Itali, Zbulohet një rafineri heroine, 1 shqiptar mes 4 të arrestuarve

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 21:07

Një shtetas shqiptar është arrestuar nga karabinierët mesditën e sotme (2 shtator) në Krotone të Italisë, pasi ishte pjesë e aktivitetit të një rafinerie droge që u zbulua nga autoritetet italiane.
Shkak i nisjes së hetimit ishte vetë shtetasi i dyshuar shqiptar, 28-vjeçari me inicialet S.S. , banues në Pulje.
Nga operacioni janë vënë në pranga 3 shtetas të tjerë italianë, T.F. 50 vjeç, T.P. 55 vjeç, dhe një 69 vjeçar, A.R. dhe janë sekuestruar 1.6 kg heroinë e pastër dhe 130 kg material përzierës.
Nga droga dhe materialet përzierëse do të prodhohej 30 kg heroinë, sipas autoriteteve italiane.
Përveç këtyre janë sektuestruar edhe 18 mijë euro cash dhe një pistoletë.
Sipas hetimeve, që janë ende në vazhdim, droga mund të ketë ardhur nga Pulja dhe do të punohej në Krotone përpara se të vendosej në treg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat