Gjendet në përrua kufoma e një të moshuari, dyshohet se është mbytur

Kronikë e zezë

Gjendet në përrua kufoma e një të moshuari, dyshohet se është mbytur

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 18:06

Në fshatin Qinamak të Kukësit të mërkurën paradite është gjetur një trup i pajetë nga banorët e zonës. Trupi i cili fillimisht u raportua se ishte i dekompozuar u gjet nga një peshkatar i fshatit në një përrua në afërsi të rrjedhës së Drinit të Zi.
Sipas policisë mësohet se kufoma është mashkull, rreth 60 vjeç. Dyshohet se i moshuari mund të jetë mbytur pasi nga ekzpertiza nuk janë gjetur në trup shenja dhune.
Burimet policore thanë se 60-vjeçari është gjetur vetëm me rroba banjo, çka dyshimet e para të çojnë për një mbytje gjatë notimit nga ndonjë problem shendetësor të moshës.
Sipas banorëve, i moshuari nuk është banor i fshatit të tyre, por mund të jetë nga rajoni i Dibrës pasi ai është gjetur afër rrjedhës së Drinit të Zi .
Trupi i 60-vjeçarait, ndodhet në morgun e spitalit rajonal të Kukësit i cili u soll mesditën e sotme. Ndërkohë policia njoftoi se në këtë zonë apo për rreth tij nuk është raportuar për ndonjë person të humbur.
Kjo pohoet edhe nga banorët e zonës.Po punohet për indetifikimin e kufomës me qëllim lajmërimin e familjarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat