Shkojnë t`ia shkyçin rrymën, qytetari kërcënon me armë punëtorët e KEDS-it

Kronikë e zezë

Shkojnë t`ia shkyçin rrymën, qytetari kërcënon me armë punëtorët e KEDS-it

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 10:19

Policia e Kosovës raporton se dje në Istog, është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti ua ka drejtuar armën qe dyshohet se ishte AK-47 dy viktimave meshkuj K/Shqiptarë punëtorë të KEDS-it, të cilët kishin shkuar tek shtëpia e të dyshuarit për ta shkyçur nga rrjeti elektrik. Njësitë policore kanë bërë bastisjen e shtëpisë së të dyshuarit mirëpo nuk është gjetur asgjë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat