Sot, dita e dytë e operacionit masiv antikanabis

Kronikë e zezë

Sot, dita e dytë e operacionit masiv antikanabis

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 08:39

Prej orës 07.00 të ditës së mërkurë ka nisur dita e dytë e operacionit masiv antikanabis në Dukagjin të Shkodrës.

Ky operacion i sotëm shtrihet në fshatrat Kasnec, Mgullë, Xhan, Pog dhe Kir të njësisë administrative Pult. Deri në këto momente janë evidentuar 34 parcela me 3.780 bimë narkotike.

Në terren veprojnë 400 forca policore të ndara 25 grupe pune. Në operacion janë të përfshira forcat speciale RENEA, FNSH dhe policia e Shkodrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat