Zbardhen detajet e aksidentit, 17 vjecari i preu rrugën automjetit të shefit të anti-drogës

Kronikë e zezë

Zbardhen detajet e aksidentit, 17 vjecari i preu rrugën automjetit të shefit të anti-drogës

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 23:16

Zbardhen detajet nga aksidenti i ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, ku një 17 vjecar humbi jetën pasi u përplas për vdekej nga një automjet.
Mësohet se automjeti tip "Touareg" me targë TR 1767 T i drejtuar nga shefi i anti-drogës, Artan Shkëmbi që po udhëtonte nga Tirana për në Durrës, ka përplasur për vdekje 17-vjeçarin Eriglen Sinanaj. Nga hetimet e policisë rezulton se 17 vjecari i ka prerë rrugën makinës dhe ka kalur mes për mes autostradës 1 km larg një mbikalim.

Aksidenti ka ndodhur në kilometrin e gjashtë të autostradës, ku qarkullimi i automjeteve u bllokua për disa minuta. Policia ka arrestuar Shkëmbin, ndërkohë kanë nisur hetimet për të zbardhur aksidentin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat