Tentoi të kthehej në Shqipëri me 3 mijë Euro të vjedhura, arrestohet çastet e fundit

Kronikë e zezë

Tentoi të kthehej në Shqipëri me 3 mijë Euro të vjedhura, arrestohet çastet e fundit

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 19:20

Policia greke arrestoi një shqiptar që kishte vjedhur 3 mijë Euro në një banesë në ishujt Speces dhe më pas ishte larguar për në qytetin e Mesolongit, që lokalizohet disa orë larg ishullit.

Shtetasi nga Shqipëria u kap pikërisht në këtë qytet pas informatave që autoritetet kishin marrë në rrugë operative dhe falë hetimeve në kohë rekord.

Policia helene mund të konsiderohet me fat sepse shqiptari u arrestua në limitet e kohës pasi kishte vendosur që të kthehej në Shqipëri.

Gjatë kontrollit atij iu gjet edhe shuma e parave të vjedhura prej 3 mijë Euro. Nga verifikimet, shqiptari rezultoi se qëndronte në shtetin grek në mënyrë ilegale.

Kështu, përveç akuzës së vjedhjes, mbi të rëndon edhe ajo e qëndrimit të paligjshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat