Plagoset me thikë 47-vjeçari, i dënuari sapo ishte liruar nga burgu

Kronikë e zezë

Plagoset me thikë 47-vjeçari, i dënuari sapo ishte liruar nga burgu

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 15:29

Një plagosje me thikë ka ndodhur në Durrës për motive të dobëta. Polica ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes, Artan Hodaj 45 vjeç, banues në Durrës, pasi ka goditur me thikë në trup shtetasin D. S., 47 vjeç. Përleshja mes dy personave ka ndodhur në lagjen Nr.7. Për pasojë i dëmtuari ndodhet në Spitalin e Durrësit, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkaq, Artan Hodaj ka qenë i dënuar më parë për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe ka qenë në periudhë prove gjatë kohës që ka kryer veprimin e mësipërm. Materialet i kaluan Prokurorisë Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Plagosja e lehtë me dashje”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat