I riu shqiptar i dashuruar marrëzisht, “e dashura” e çoi në burg

Kronikë e zezë

I riu shqiptar i dashuruar marrëzisht, “e dashura” e çoi në burg

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 14:09

Ai thotë se është i dashuruar marrëzisht pas asaj vajze. Aq sa do të fejohet me të, të lidhet përjetësisht në martesë.

Por ajo, as që i afrohet planeve të tij, madje në rastin më të parë që “kupa u mbush” me bezdisje të vazhdueshme, njoftoi policinë dhe kjo e fundit e vuri në pranga.

Historia ndodhi në qytetin e Korçës.

Policia tha sot se u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i 24 vjeçarit Erigest Shkëmbi, banues në fshatin Dvoran.

Arrestimi i tij u bë pas kallëzimit të bërë ditën e djeshme, nga ish e dashura e tij, J.S, 20 vjeçe, banuese në fshatin Voskop të Korçës si dhe nga një shok i saj, E.D, 25 vjeç, banues në Korçë.

Vajza dhe djali i sinjalizuan policisë lokale se dje në lagjen 3 në Korçë, janë kanosur me fjalë dhe kërcënuar me jetë, nga Erigest Shkëmbi.

Djaloshi 24 vjeçar thotë se ka patur një lidhje më parë me 20-vjeçaren dhe do që ta vazhdojë deri në martesë.

Burime zyrtare nga Policia e Shtetit i konfirmuan NOA-s se vajza ka pasur lidhje intime me Erigestin por mesa duket nuk ka dashur ta vazhdojë më. Policia tha se vajza është e sigurt në vendimin për ta mbajtur larg.

Ajo i tha policisë se është kërcënuar në mënyrë të vazhdueshme nga 24-vjeçari, me telefon si dhe nëpërmjet rrjetit social Facebook.

Sipas denoncimit, në lagjen nr 3 por edhe te lagjja nr 12, Erigesti ka kërcënuar se do ta vrasë.

Policia tha se lidhur me këtë ngjarje, materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Kanosja”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat