​Aksident në Ferizaj, vdes motoçiklisti

Kronikë e zezë

​Aksident në Ferizaj, vdes motoçiklisti

Nga: Aziz Zuka Më: 1 shtator 2015 Në ora: 12:45

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik të ndodhur në orët e paraditës së ditës së marte në fshatin Dardani n në rruigën Ferizaj-Gjilan.

Burime nga policia bëjnë të ditur se deri te aksidenti ka ardhur kur ngasësi i automjetit ishte duke lëvizur nga Ferizaj në drejtim të Gjilanit dhe me të arritur në fshatin Dardani ka goditur motoçikletën, ku për pasojë plagë vdekjeprurëse ka marr ngasësi I motocikletës me inicialet H.H. 32 vjeçar nga komuna e Vitisë .

“Vozitësi i veturës “Pikap-i” ka hyrë në tejkalim të automjeteve, me ç’rast është përballë drejtpërdrejt me motoçikletën e cila lëvizte nga drejtimi i kundërt, ku si pasojë e kësaj goditje lëndime vdekjeprurëse merr drejtuesi i motoçikletës, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar i emergjencës së Ferizajt,”, kanë brë të ditur nga vendi I ngjarjës burimet e policisë.

Mësohet se ne vendin e ngjarjes ka dalë menjëherë prokurori i shtetit, me urdhrin e të cilit, i dyshuari /N.A/, 36 vjeç është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat