U njohën në Facebook: 39-vjeçari përdhunon minorenen

Kronikë e zezë

U njohën në Facebook: 39-vjeçari përdhunon minorenen

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 11:00

Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi është denoncuar nga një 13-vjeçare, se ka bërë seks me të. Lajmi bëhet i ditur nga burime zyrtare të Policisë së Fierit, sipas të cilave, specialistët për krimet në Komisariatin e Policisë Lushnjë kanë bërë ndalimi e Kejdi Çela, 39 vjeç, banues në lagjen “ 20 Tetori”, Lushnje.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi një ditë më parë ka ardhur në Komisariatin e Policisë Lushnje shtetësja e mitur me inicialet E. F., 13 vjeçe, e cila në prani të psikologes ka shpjeguar se para rreth 4-5 ditëve ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasin e mësipërm me të cilin ishte njohur në Facebook, fakt ky i pranuar nga ky person.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës shkallës parë Lushnje për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat