Vrasja për një vijë uji, autori: U ​dorëzova kur më mbaruan fishekët

Kronikë e zezë

Vrasja për një vijë uji, autori: U ​dorëzova kur më mbaruan fishekët

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 10:57

34-vjeçari Fatmir Bregu është shprehur i penduar për vrasjen e 28-vjeçarit pas konfliktit që kishte lindur për vaditjen e ujit.

Në ambientet e policisë ai tregon se si nisi konflikti e në nerva e sipër shkoi të marrë armën kallashnikov që mbante pa leje në shtëpi dhe qëlloi ndaj 28-vjeçarit Namik Gjoka.

“Jam penduar që e vrava 28 vjeçarin. Konflikti lindi pasi viktima me prishi vijën e ujit për vaditjen e tokës. Debatuam disa minuta në tokë dhe më pas shkova në shtëpi dhe mora armën tip kallashnikov dhe i zura pritë në rrugën e fshatit ku i gjuajta me breshëri. Nuk mendova shumë kur e vrava.”- tha Bregu para trupave të policisë.
Ai tregon më pas edhe për arratinë e cila zgjati për 8 orë, e pasi i përfunduan fishekët iu dorëzua forcave të policisë të cilat e kishin rrethuar.
“U largova me shpejtësi në mal dhe për rreth 8 orë qëndrova i fshehur, e i rrethuar nga policia. Më pas më mbaruan dhe fishekët dhe u dorëzova .”- ka treguar Bregu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat