Rrëfimi i vajzës së dënuar me përdhunim: Vëllai u lidh me grua të martuar (Foto/Video)

Kronikë e zezë

Rrëfimi i vajzës së dënuar me përdhunim: Vëllai u lidh me grua të martuar (Foto/Video)

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 10:34

Një nga dy motrat indiane që janë dënuar me përdhunim pasi vëllai i tyre ka pasur marrëdhënie me një grua të martuar, ka dhënë rrëfimin e saj të hidhur. Thotë se po jeton me frikë, se nuk mund të fle e qetë.

Vajza 23 vjeçare, Meenakshi Kumari, thotë se nuk mund të jetojë e qetë, pas dënimit që i është vendosur asaj dhe motrës së saj.

Dënimi absurd për të dhe të motrën, është se u vendos që ato të përdhunohen për shkak se vëllai ka kryer marrëdhënie me një të martuar.

“Nuk mund të fle e qetë”, - rrëfen ajo, raporton DailyMail.

Të dy motrat ndodhen në arrati dhe thonë se nuk mund të kthehen në fshat ku i pret dënimi.

“Ata nuk falin askënd. Ata duan hakmarrje”, - thotë Kumari.

Ajo thotë se kanë frikë të kthehen në fshat sepse herët ose vonë, dënimi i pret.

“Si mund të kthehem në shtëpi ose në fshatin tonë? Nëse kthehemi ata do të na lëndojnë ose do të na përdhunojnë. Nëse jo sot, në të ardhmen do ta bëjnë këtë”, - ka thënë ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat