Plagosi një person, arrestohet 34-vjeçari

Kronikë e zezë

Plagosi një person, arrestohet 34-vjeçari

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 10:14

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 34-vjeçar lidhur me plagosjen e një dite më parë, për motive pronësie.

Mësohet se në prangat e policisë ka rënë shtetasi Proksitel Murraj, banues në “Kombinat”, Tiranë. Ai akuzohet se është autor i plagosjes së shtetasit me inicialet A. S., 51 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur ditën e hënë, ku për motive pronësie Murraj ka qëlluar me armë gjahu në dorën e majtë dhe pjesën e barkut shtetasin A. S, 51 vjeç, banues në Tepelenë. 51-vjeçari ndodhet në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet në ngarkim të 34-vjeçarit i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat