Gruaja që iku me tjetër: Ika se doja t'ia nxija jetën burrit!

Kronikë e zezë

Gruaja që iku me tjetër: Ika se doja t'ia nxija jetën burrit!

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 08:34

Jam martuar me mblesëri dhe megjithëse kam dy fëmijë, nuk kam shijuar asnjë çast në familje. Për këtë arsye kisha vendosur t’ia nxija jetën burrit dhe familjes së tij”.

Kështu deklaroi para oficerëve të policisë 24-vjeçarja Lorena Arapi, e arrestuar dy ditë më parë, e cila akuzohet se para 3 vitesh i vodhi 10 milionë lekë vjehrrit të saj. Burime nga blutë e qytetit bregdetar të Sarandës pohuan se e reja ka rrëfyer lidhjen e saj jashtëmartesore me Adiol Çiflikun, ndërsa tha se i kishte dhënë 28-vjeçarit disa herë shuma të ndryshme lekësh, pasi ai nuk ishte në gjendje të mirë ekonomike.

Nëna e dy fëmijëve të mitur, 3 dhe 4 vjeç bëri me dije se gjithçka e kishte bërë nga dashuria për të riun nga Berati, por dhe për faktin që martesa me I.Arapin ishte bërë pa pëlqimin e saj. E gjithë ngjarja u zbulua kur mbrëmjen e së shtunës, Lorena Arapi ka vënë fëmijët e saj për të fjetur, e më pas ka pritur që edhe burrin ta zërë gjumi. Pa lajmëruar njeri, ajo ka dalë nga banesa dhe është rikthyer rreth orës 05:00 të mëngjesit të së shtunës, ndërsa është përballur me vjehrrin dhe burrin e saj.

Mësohet se Skënder Arapi dhe djali i tij, I. Arapi, së bashku me 24-vjeçaren i janë drejtuar Policisë së Sarandës, pasi dyshonin që kjo e fundit kishte një lidhje jashtëmartesore. Gjatë deklaratës së saj në komisariat ajo pohoi se kishte qenë me një djalë nga Fieri, me të cilin kishte një marrëdhënie jashtëmartesore. Ndërkohë, oficerët e policisë, teksa e kanë pyetur nëse e reja fshihej apo jo pas vjedhjes së 10 milionë lekëve para 3 vitesh, 24-vjeçarja ka pranuar autorësinë e krimit dhe ka treguar dhe për historinë e dashurisë me djalin nga Berati.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat