Një muaj paraburgimi pejanes së dyshuar për fajde

Kronikë e zezë

Një muaj paraburgimi pejanes së dyshuar për fajde

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 18:37

Gjyqtarja e Procedurës Paraprake, Departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës Themelore të Prizrenit, i ka caktuar masën e paraburgimit të pandehurës nga Peja, Z.Hukolli.
Ajo dyshohet se ka kryer veprat penale “pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 283 par.2 lidhur me veprën penale “fajdeja” nga neni 343 par.3 lidhur me par. 1, veprës penale të detyrimit nga neni 340 par2. dhe veprën penale mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve nga neni 374 parag.1, lidhur me para.3, lidhur me nenin 120 parag.38 të KP-së.
E pandehura do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej 1 muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së ndalimit, data 28.08.2015 në ora 14:00 dhe do të zgjasë deri me datën 27.09.2015.
Gjyqtarja e Procedurës Paraprake e miratoi kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës e cila kërkoi mbajtjen në paraburgim të të pandehurës.
“E pandehura dyshohet për shkelje të Kodit Penal, se si pjesëtare e grupit të organizuar dhe i strukturuar, dyshohet se ka kryer veprat penale, mënyrën profesionale të kryerjes së veprimeve kriminale, duke u munduar t’i fsheh veprimet e saja, andaj duke pasur parasysh peshën e veprave penale e cila është e natyrës së rrezikshmërisë së rëndë, rrethanat në të cilat janë kryer veprat penale, mënyrën e kryerjes në vazhdimësi dhe të organizuar në grup, si dhe faktin se nga këto para përfitojnë shumë të mëdha parash, Gjykata Themelore e Prizreni i cakton paraburgim në kohëzgjatje prej 1 muaji”, përfundon njoftimi i Gjykatës Themelore në Prizren.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat