I moshuari denoncoi grabitjen e 10 milionë lekëve. Policia: T’i vodhi nusja me dashnorin

Kronikë e zezë

I moshuari denoncoi grabitjen e 10 milionë lekëve. Policia: T’i vodhi nusja me dashnorin

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 16:03

Nusja e shtëpisë Arapi, ka bashkëpunuar me dashnorin dhe ka organizuar vjedhjen e 10 milionë lekëve të vjetra nga vjehrri i saj, kjo është skema e zbuluar nga policia e Sarandës.

I moshuari nga qyteti i Sarandës, Skënder Arapi, ka denoncuar në polici grabitjen e 10 milionë lekë të vjetra.

Si rezultat i punës hetimore të plicisë, rezulton se autor i grabitjes së parave ishte pikërisht nusja e djalit, Lorena Arapi.

Kjo e fundit mësohet të ketë bashkëpunuar me të dashurin e saj Adiol Cifliku, për grabitjen e 10 mln lekëve të vjehrrit të saj.

Pas identifikimit, 28-vjeçari është arrestuar ditën e sotme në qytetin e Beratit për akuzën e vjedhjes.

Sipas uniformave blu, ngjarja ka ndodhur më 9 nëntor të viti 2012, por sot është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes nga Policia e Sarandës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat