Helmohen nënë e bir në Elbasan, keqtrajtoheshin nga kryefamiljari

Kronikë e zezë

Helmohen nënë e bir në Elbasan, keqtrajtoheshin nga kryefamiljari

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 14:30

Në spitalin e Elbasanit kanë mbërritur nënë e bir të intoksikuar. Bluzat e bardha kanë nisur t’u japin ndihmën e parë dhe për këtë ngjarje kanë njoftuar edhe forcat e policisë.

Të mbërritur në spital pak minuta më pas, forcat e policisë bëjnë të ditur se nënë e bir, dyshohet se kanë pirë ilaçe të ndryshme.

Të intoksikuarit janë L.L. 50 vjeçe dhe djali 20-vjeçar, B.L., banues në fshatin Jagodinë pranë qytetit Elbasan.

Për këtë ngjarje forcat blu kanë marrë në pyetje dhe fqinjët e nënë e bir, të cilët janë shprehur se nënë e birë keqtrajtoheshin vazhdimisht nga kryefamiljari.

Pas marrjes së këtyre denoncimeve nga ana e fqinjëve, policia ka shoqëruar në komisariat bashkëshortin e 50-vjeçares për hetime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat