Aksidentohet te vijat e bardha një qytetar në Elbasan

Kronikë e zezë

Aksidentohet te vijat e bardha një qytetar në Elbasan

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 14:25

Një qytetar mbeti i plagosur pak më parë në një aksident që ndodhi në qytetin e Elbasanit, teksa ai ishte duke kaluar rrugën. Pamjet e mëposhtme që ju sjell NOA.al tregojnë momentet menjëherë pas aksidentit që ndodhi pranë shkollës Pedagogjike. Dëshmitarët thanë se qytetari ishte duke kaluar me biçikletë rrugën dhe teksa gjendej te vijat e bardha u përfshi në aksident. Ishte makina tip Lancia me targa AA 778 GP ajo që shtypi burrin në moshë të thyer, duke i shkaktuar plagë në trup. I plagosuri është dërguar në spitalin e Elbasanit për ndihmë mjekësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat