Policia zbulon dhe asgjëson 8 parcela me 1606 bimë narkotike

Kronikë e zezë

Policia zbulon dhe asgjëson 8 parcela me 1606 bimë narkotike

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 14:14

Policia e Vlorës zbuloi dhe asgjësoi 8 parcela me 1606 bimë narkotike të llojit kanabis sativa, ndërkohë që po heton për identifikimin e kultivuesve.
Burime zyrtare të policisë lokale bënë të ditur për ATSH-në se, parcelat me bimë narkotike u zbuluan në fshatin Gërnec, 50 km në lindje të qytetit. “Bimët narkotike ishin të mbjella në vendin e emërtuar “Përroi i Zi” dhe lartësia e tyre shkonte 30 deri në 180 cm”, saktësoi policia.
Aksioni i sotëm i policisë së Vlorës, pason ato të ditëve të fundit, të shtrira në një gjeografi të gjerë, sipas një grafiku paraprak të bazuar në veprimet paraprake hetimore.
Gjatë këtij viti, janë zbuluar dhe asgjësuar më shumë se 70 mijë bimë narkotike, ndërkohë që janë kapur apo shpallur në kërkim, më shumë se 18 persona, të dyshuar si kultivues të bimëve narkotike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat