Vrau 28-vjeçarin për një vijë uji, rrethohet autori i krimit

Kronikë e zezë

Vrau 28-vjeçarin për një vijë uji, rrethohet autori i krimit

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 12:35

Konflikti për një vijë uji i mori jetën këtë mëngjes një 28-vjeçari në Berat. Ngjarja e rëndë raportohet se ka ndodhur në fshatin Lybesh, ku viktimë mësohet se mbeti Namik Gjika, 28 vjeç, nga Lushnja.

Sipas informacioneve të Policisë së Beratit, autori është shtetasi Fatmir Bregu, 34 vjeç. Vrasja ka ndodhur pranë një lokali në fshatin e Lybeshës, pas një konflikti për shkak të një vije uji.

Policia rrethon autorin e vrasjes

Policia ka lokalizuar dhe rrethuar zonën ku qëndron i fshehur autori i vrasjes në fshatin Lybesh të Beratit. Grupi negociator ka folur në telefon me shtetasin Fatmir Bregu, duke u munduar ta bindin që të dorëzohet, por autori i vrasjes nuk ka pranuar ta bëjë diçka të tillë, duke thënë se do të vrasë veten.

Bregu po mbahet në rrethim nga Policia e Beratit dhe RENEA, ndërkohë që negociatat vazhdojnë.

Në orët e para të mëngjesit të ditës së hënë, Fatmir Bregu vrau 28-vjeçarin Namik Gjika. Vrasja ka ndodhur pranë një lokali të fshatit, pas një konflikti për shkak të një vije uji.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat