Rrëfimi i minorenes: Më bënë prostitutë pasi më premtuan martesën

Kronikë e zezë

Rrëfimi i minorenes: Më bënë prostitutë pasi më premtuan martesën

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 10:05

Me premtimin për martesë dhe një jetë të qetë, një minorene mori rrugën drejt Greqisë, pa e ditur se do të shihte “ferrin me sy”. Sapo shkeli në tokën greke, për vajzën nisi një kalvar i gjatë vuajtjesh.

Kanë kaluar dy vite prej momentit kur e mitura K.F. u shfrytëzua për prostitucion e tashmë Gjykata e Krimeve të Rënda ka cilësuar fajtorë dy tutorët e saj. Martin Buzheri dhe Elton Zhupa (Ruçi) janë dënuar me nga 17 vite secili dhe tashmë ndodhen prapa hekurave.

“GSH” boton sot vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda në Tiranë, ku mes të tjerash zbardhet dhe dëshmia tronditëse e minorenes, që u shfrytëzua për prostitucion.

Në një seancë me dyer të mbyllura vajza ka rrëfyer njohjen me të pandehurin Martin Buzheri, premtimin që ai i bëri për t’u martuar, udhëtimin drejt Greqisë, shfrytëzimin atje, rikthimin në Sarandë, ku nën kërcënim dhe dhunë është detyruar të punojë si prostitutë në disa hotele. Vajza ka shpjeguar dhe momentin kur mundi t’ia dalë dhe të shkëputej nga kthetrat e tutorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat