Asgjesohen 12 parcela me kanabis në Shkodër, por s’gjendet asnjë autor

Kronikë e zezë

Asgjesohen 12 parcela me kanabis në Shkodër, por s’gjendet asnjë autor

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 09:20

Policia e Shtetit vijon operacionin për asgjësimin e parcelave me kanabis në Shkodër. 12 parcela të kultivuara me 1530 rrënjë bimë narkotike janë asgjësuar dje, në kuadër të operacionit nga strukturat e Policisë Shkodër në bashëkpunim me FNSH-në por dhe Komisariati Pukë.

Parcelat janë asgjësuar

-Në vëndin e quajtur « Gajnë», në fshatin Kroni Madh, në Shkodër.
– Në vëndin e quajtur « Teke kroni », në fshatin Molla Shoshit, në Shkodër.
-Në fshatin Mnelë e Vogël-Vig Mnelë, në Shkodër.
-Në fshatit Kimëz, në Gjegjan, Pukë.
-Në fshatit Buzhal, në Qelëz, Pukë.
-Në vëndin e quajtur « Krojë i Shehut pranë Prrojt të Zi », fshati Ura Shtrejtë , Shkodër.

Bimët u asgjesuan me anë të djegies ku një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës materiale.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër, për vepren penale “Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga Neni 284 i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat