Zihen për vijën e ujit, vdes 28-vjeçari

Kronikë e zezë

Zihen për vijën e ujit, vdes 28-vjeçari

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 08:42

Konflikti për një vijë uji i mori jetën këtë mëngjes një 28-vjeçari në Berat. Ngjarja e rëndë raportohet se ka ndodhur në fshatin Lybesh, ku viktimë mësohet se mbeti Namik Gjika, 28 vjeç, nga Lushnja.

Sipas informacioneve të para të Policisë së Beratit, autori dyshohet se është shtetasi Fatmir Bregu, 34 vjeç.

Vrasja ka ndodhur pranë një lokali në fshatin e Lybeshës, pas një konflikti për shkak të një vije uji.

Në vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi hetimor, i cili po punon për kapjen e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat