Plagoset me thikë pas konfliktit për pronat

Kronikë e zezë

Plagoset me thikë pas konfliktit për pronat

Më: 30 gusht 2015 Në ora: 20:30

Një person mbeti i plagosur me thikë pasditen se së dielës në fshatin Oshtim të Vlorës. Shtetasi ende i paidentifikuar, ka marrë plagë në afërsi të zemrës.

I plagosuri është dërguar menjëherë në spital, ku i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.

Dyshohet se plagosja e tij ka ndodhur pas një konflikti banal për arsye pronësie. Policia pritet të zbardhë më tej ngjarjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat