Varet në stallën e bagëtive një 46-vjeçar

Kronikë e zezë

Varet në stallën e bagëtive një 46-vjeçar

Më: 30 gusht 2015 Në ora: 20:28

Një tragjedi e dhimbshme ajo që ka ndodhur sot në Korçë, ku një burrë i ka dhënë fund jetës për shkak të kushteve të vështira ekonomike, duke lënë jetim djalin e tij pak kohë pasi fëmija kishte humbur edhe nënën.

Çelnik Poçka, 46 vjeç nga fshati Potgorie i Korçës, u gjet i vdekur pasditen e sotme në stallën e bagëtisë pranë banesës së tij. Burime të NOA-s bëjnë të ditur se i ndjeri ishte varur me një litar duke i dhënë fund jetës, në kushte të një tronditjeje psikike të ardhur nga përballja me vështirësi të shumta kohët e fundit.

Ishin të afërm të 46-vjeçarit, që e gjetën atë të vdekur në ahurin e bagëtisë. Të ndjerit, pak kohë më parë i kishte vdekur gruaja para dhe jetonte vetëm me djalin.

Varfëria ekonomike, mungesa e një pune dhe pamundësia për ta përballuar këtë gjendje i vetëm pas humbjes edhe të bashkëshortes, ishin arsye të mjaftueshme për 46-vjeçarin që vendosi të largohet nga kjo botë përmes vetëvrasjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat