Vetëmbytet në liqen 15-vjeçarja pasi u grind me babain

Kronikë e zezë

Vetëmbytet në liqen 15-vjeçarja pasi u grind me babain

Më: 30 gusht 2015 Në ora: 20:13

Një vajzë vetëm 15-vjeçe është vetëmbytur në një liqen pranë fshatit Balldren të Elbasanit ku ajo banonte, pas një grindje që ka patur me babain e saj.

E mitura me inicialet Xh.Z është konfliktuar verbalisht ashpër me babain dhe pas kësaj ka vendosur të kryejë aktin e rëndë të vetëmbytjes.

Trupi i adoleshentes është gjetur rastësisht nga disa peshkatarë të zonës.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e datës 26 gusht.

Sipas raportimeve të para, dyshohet se vajza ka dashur të fejohet, por se prindërit nuk kanë dëgjuar.

Kjo ka bërë që babai ta detyronte të mos dilte nga shtëpia.

Pas kësaj, 15-vjeçarja nuk ka duruar më dhe ka bërë zgjedhjen fatale për jetën e saj, duke u vetëmbytur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat