Sekuestrohen 30 kg eksploziv, dy në pranga

Kronikë e zezë

Sekuestrohen 30 kg eksploziv, dy në pranga

Më: 30 gusht 2015 Në ora: 19:44

Një 31-vjeçar lindur dhe banues në Kukës dhe një 37-vjeçar banues në Kukës, u arrestuan me një sasi eksplozivi në tentativë për ta dorëzuar.

Sokol Sinani, 31 vjeç dhe Imerli Metaj, 37 vjeç, u kapën në flagrancë me një sasi prej 126 copë eksploziv plastik (xhelatin) me peshë të përgjithshme 30 kg, si dhe 45 kapsolla plasëse, që shërbenin për plasjen e kësaj lënde.

Kapja e tyre u be në momentin kur këta shtetas po tentonin dorëzimin e saj. Ne cilësinë e provës materiale janë sekuestruar gjithashtu edhe dy aparate telefonikë celularë dhe një shumë e konsiderueshme të hollash.

Aktualisht po punohet për kapjen e personit të tretë të implikuar në këtë veprimtari kriminale, për të cilin është bërë dhe shpallja në kërkim e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat