Tentuan të fusin drogë në Burgun e Dubravës, arrestohen nga policia

Kronikë e zezë

Tentuan të fusin drogë në Burgun e Dubravës, arrestohen nga policia

Më: 30 gusht 2015 Në ora: 15:56

Dy persona janë arrestuar pasi që tentuan të fusnin drogë në Qendrën Korrektuese të Dubravës.

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona gjatë ditës së djeshme, pasi që tentuan që të fusnin ilegalisht drogë në burg të Dubravës.

Një mashkull dhe një femër K-Shqiptare janë arrestuar pasi që të njëjtit kanë tentuar qe te futin ne mënyrë ilegale rreth 8 gr. substance narkotike në burgun e Dubravës tek familjari i tyre i cili është ne vuajtje te dënimit.

Në ndërkohë, gjatë ditës së djeshme, po ashtu në Dubravë, janë arrestuar edhe dy të dyshuar tjerë meshkuj, pasi që atyre u është gjetur rreth 1.5 gr subtancë e dyshuar narkotike në formë bari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat