Nusja i grabit vjehrrit shumë të madhe parash në bashkëpunim me dashnorin

Kronikë e zezë

Nusja i grabit vjehrrit shumë të madhe parash në bashkëpunim me dashnorin

Më: 30 gusht 2015 Në ora: 13:55

Një i moshuar nga qyteti i Sarandës ka denoncuar në polici grabitjen e një shumë prej 10 milionë lekë të vjetra.
Pas hetimeve rezultoi se, grabitja ishte kryer pikërisht nga nusja e djalit të tij.
Nusja, Lorena Arapi ka realizuar vjedhjen e parave në bashkëpunim me të dashurin e saj, Adiol Cifliku bën të ditur policia.
Skëndër Arapi denoncoi ngjarjen më 9 nëntor të vitit 2012, ndërsa ngjarja është zbardhur sot nga Policia e Sarandës.
Policia e qytetit bregdetar bën të ditur se Adiol Cifliku, 28 vjeç, është arrestuar sot në Berat me akuzën e vjedhjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat