Arrestohet 32-vjeçari me drogë e armë pa leje, i sekuestrohen pistoleta e pushkë sportive

Kronikë e zezë

Arrestohet 32-vjeçari me drogë e armë pa leje, i sekuestrohen pistoleta e pushkë sportive

Më: 30 gusht 2015 Në ora: 11:24

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Tekniku” dhe ka vënë në pranga 32-vjeçarin Alban Mero, banues në Fushë Mëzez. Burime nga policia bëjnë të ditur se 32-vjeçari akuzohet për veprat penale “prodhim dhe shitje të narkotikeve”, “prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit” dhe “prodhim dhe mbajtja pa leje të armëve të gjuetisë dhe sportive”.
Mësohet se operacioni është kryer nga forcat e policisë së Komisariatit Nr.3 në kryeqytet, të cilat kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale sendet si më poshtë:
Një qese plasmasi me ngjyrë të zezë, e mbështjellë me natriban nga ana e jashtme, brenda saj gjendet një sasi prej lënde bimore me ngjyre jeshile, e ngjashme në erë dhe karakteristika si ajo e bimës narkotike Cannabis Sattiva, me peshe 580 gramë.
Një pistoletë kalibër 8 mm (pa numër), se bashku me një krehër me 18 copë fishekë.
Një pistoletë me numër 53634, së bashku me një krehër me 3 copë fishekë në të.
Një pushke model-56, kaliber 7.62 mm, me numër 13002487, me qyte dhe tytë të shkurtuar, pa gypin e gazrave, së bashku me krehër me 6 copë fishekë në të.
Një pushkë sportive pa numër.
Një armë gjahu teke me numër 1642.
Tre krehëra ku secili prej tyre me nga 5 copë fishekë.
Dy maska me ngjyrë të zezë.
Një fenelinë me dy llampa me ngjyrë të zezë dhe gri.
Tetë aparate telefoni celulare të markave te ndryshme.
Një dylbi arme me mbishkrimin TASKO 3-9X56E.
Një pale dylbi me ngjyrë të zezë me mbishkrimin “Dakota’ 10×50.
Një qese me pulla fiskale me mbishkrimin Ministria e Financave.
Një elektrik me ngjyrë të zezë, si ato që vendosen në kokë.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale te parashikuar nga nenet 278, 280 dhe 283 te Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat