Aksidenti/Makina i del jashtë kontrollit, humb jetën i riu

Kronikë e zezë

Aksidenti/Makina i del jashtë kontrollit, humb jetën i riu

Më: 30 gusht 2015 Në ora: 08:21

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor, të ndodhur në mëngjesin e sotëm. Shtetasi Fation Sulokoka banues ne fshatin Shengjergj ka humbur kontrollin e mjetit që drejtonte duke dalë nga rruga. Aksidenti ka ndodhur ne fshatin Zvezde.
Me plagë të rënda në trup ai është transportuar nga familjarët në spitalin e Korçës.
Pavarësisht ndërhyrjes së bluzave të bardha, i plagosuri nuk ka mundur të mbijetojë duke ndërruar jetë në spital.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit./Gjergj Koja

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat