Zhduket në mënyrë misterioze 28-vjeçari, babai i një vajzë të vogël

Kronikë e zezë

Zhduket në mënyrë misterioze 28-vjeçari, babai i një vajzë të vogël

Më: 29 gusht 2015 Në ora: 22:08

Nje 28 vjecar nga fshati Çërrave i Pogradecit është zhdukur në mënyrë të mistershme prej gati 48 orësh pa asnjë gjurmë. Ai është Ervin Jonusllari lindur dhe banues në Cërravë i cili natën e 28 gushtit ka qenë me disa shokë të tij në një lokal në Qafën e Plloçës ku ka qëndruar me ta deri vonë dhe është larguar drejt shtëpisë rreth orës 4 të mëngjesit sëbashku me motorin e tij, por që prej kësaj ore ai nuk ka shkuar në shtepi.
Familjarët thonë se kanë humbur kontaktet me të ndërsa nuk ka asnjë gjurmë të tij dhe te motorrit edhe pse distanca nga lokali ku ai kishte qendruar me banesën e tij nuk është më larg se 2 km.
E ema e 27 vjecarit shton se ai nuk mund të ecte në rruge të gjata me motorr pasi motorri nuk kishte as drita për natën. Për më tepër ai nuk mund largohet në këtë mënyrë pa lënë asnje informacion edhe për faktin se është babai i nje vajze te vogel.
Pasi kanë parë se djali nuk po kthehej në shtëpi nëna e tij i është drejtuar komisariatit të Pogradecit ku ka bërë një denoncim për humbjen e djalit të saj, por deri më tani edhe nga policia nuk ka asgje të re mbi vendodhjen e tij.
Nena e tij Satiliana reth 55 vjec tregon se djali i saj nuk është problematik dhe nuk ka pasur konflikte me të tjere përkundrazi është djalë i respektuar,ndërsa nuk ka asnje dyshim se cfare mund te kete ndodhur me djalin e saj.
Nderkohe polica e Pogradecit është vënë në kërkim të të riut të humbur, familjarët e tij kanë kontrolluar edhe rrugën nga vendndodhja e fundit të 27 vjecarit deri tek banesa por nuk ka asnjë gjurmë të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat