​Arrestohet me mbi 4 kilogramë marihuanë në furgon

Kronikë e zezë

​Arrestohet me mbi 4 kilogramë marihuanë në furgon

Më: 29 gusht 2015 Në ora: 18:55

Policia e Kosovës njoftoi se ka arrestuar një person tek i cili janë gjetur dhe janë konfiskuar 4.160.6 gram substance e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Lënda narkotike, bashkë me pesë telefona, që gjithashtu janë konfiskuar, janë gjetur te i dyshuari gjatë bastisjes së automjetit të tij furgon në magjistralen Ferizaj – Kaçanik.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat