Arrestohet polici, mbante 2 shkopa baseball-i për të rrahur gruan

Kronikë e zezë

Arrestohet polici, mbante 2 shkopa baseball-i për të rrahur gruan

Më: 29 gusht 2015 Në ora: 16:03

Një punonjës policie është arrestuar pasi prej 6 vitesh ushtronte dhunë mbi bashkëshorten e

tij.

Sh.Ç.B.A arrestoi në flagrancë punonjësin e policisë , inspektor Ergys Hoxha, me detyre Patrullë e Pergjithshme ne Posten e Policise Shengjin Lezhe, banues ne Tirane per vepren

penale te “Dhunes ne familje” parashikuar nga neni 130/a i K. Penal.

Kallezimin per dhune e ka bere bashkeshortja e punonjësit të policisë.

Nga kontrolli i baneses se tij u gjeten dhe u sekuestruan 2 shkopinj bejsbolli, me te cilat ky

shtetas ka goditur bashkëshorten e tij, si dhe 2 thika.

Nga ekzaminimi paraprak ne mjekesine ligjore u konstatuan shenja dhune ne trupin e gruas se punonjësit te policise.

Materialet I kaluan Prokurorisë per hetime te metejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat