Arrestohet polici, dyshohet se rrihte gruan me shkop bejsbolli

Kronikë e zezë

Arrestohet polici, dyshohet se rrihte gruan me shkop bejsbolli

Më: 29 gusht 2015 Në ora: 15:06

Një punonjës policie është arrestuar, pasi prej 6 vitesh ushtronte dhunë mbi bashkëshorten e tij.
Sh.Ç.B.A arrestoi në flagrancë punonjësin e policisë , inspektor Ergys Hoxha, me detyre Patrullë e Pergjithshme ne Posten e Policise Shengjin Lezhe, banues ne Tirane per vepren penale te "Dhunes ne familje" parashikuar nga neni 130/a i K. Penal. Kallëzimin për dhune e ka bërë bashkëshortja e punonjësit të policisë. Nga kontrolli i baneses se tij u gjeten dhe u sekuestruan 2 shkopinj bejsbolli, me te cilat ky shtetas ka goditur bashkëshorten e tij, si dhe 2 thika.
Nga ekzaminimi paraprak në mjekësinë ligjore u konstatuan shenja dhune në trupin e gruas së punonjësit të policise.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat