U zhduk në Këlcyrë, gjendet në Kamëz 18-vjeçarja

Kronikë e zezë

U zhduk në Këlcyrë, gjendet në Kamëz 18-vjeçarja

Më: 29 gusht 2015 Në ora: 15:01

Është gjetur në Kamëz 18-vjeçarja nga Këlcyra e cila ishte zhdukur para pesë ditësh.

Ruze Spahiu ishte denoncuar e zhdukur nga familja e saj.

Ata dyshonin për ndonjë rrëmbim por 18-vjeçarja ka deklaruar se është larguar me dëshirën e saj.

Vetëm pak ditë para zhdukjes ajo kishte caktuar datën e dasmës.

Nuk dihen ende motivet që e kanë shtyrë 18-vjeçaren të largohet pa njoftuar famlijen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat