Në Ulqin vdes qytetarja e Kosovës duke bërë dush

Kronikë e zezë

Në Ulqin vdes qytetarja e Kosovës duke bërë dush

Më: 29 gusht 2015 Në ora: 14:10

Qytetarja e Kosoves Elhana Aliu (24) ka vdekur të premten në mbrëmje pasi ajo është goditur nga rryma, derisa po bënte dush në babjon e banesës së marr me qira në Ulqin.
Mjekët provuan ta rikthenin në jetë vajzën kosovare, por gjithçka ishte e kotë, sepse ajo kishte vdekur nga goditja e rrymës, shkruan portali malazez "Vijesti".

Fatmir Gjeka, kryetar i qytetit të Ulqinit, ka thënë se “është një tragjedi për të gjithë ne”.

Vajza nga Ferizaj kishte shkuar në Ulqin për pushime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat