Drogë në burg, pranga dy policëve dhe një gruaje

Kronikë e zezë

Drogë në burg, pranga dy policëve dhe një gruaje

Më: 29 gusht 2015 Në ora: 08:01

Dy punonjës policie të Burgut të Shënkollit në Lezhë janë arrestuar në flagrancë, pasi kanë tentuar të fusin në ambientet e burgut një sasi të vogël kanabisi në kohën kur ishin në turn. Lidhur me këtë ngjarje, policia ka arrestuar dy punonjësit e sigurisë Miklovan Kuliçi, 37 vjeç dhe Ram Toskaj, 45 vjeç.

Ngjarja është zbuluar nga verifikimi i realizuar nga punonjësit e Policisë së Burgjeve dhe drejtuesi i këtij burgu, pasi dy policët ishin vendosur në shënjestër prej shumë kohësh. Sipas të dhënave të policisë bëhet me dije se Kuliçi është arrestuar pasi duke qenë me shërbim dhe nga monitorimi i veprimeve të tij nëpërmjet kamerave është konstatuar dhe fiksuar se diçka ka nxjerrë nga trupi duke e hedhur në krahun e djathtë të tij.

U konstatua dhe u sekuestruan 3.55 gramë lëndë e dyshuar kanabis sativa. Ndërsa Toskaj u arrestua pasi nga hetimet e para rezulton se ky shtetas të jetë i implikuar në veprën penale të prodhimit dhe shitjes narkotikeve për punonjësin e policisë burgut Kuliçi. Pra, sipas hetimeve ka rezultuar se Toskaj të ketë bërë të mundur sigurimin e lëndës dhe më pas të ia ketë sjellë kolegut që do ta çonte tek të burgosurit.

Po ditën e djeshme, policia ka bërë të mundur të vërë në pranga edhe një grua, ku sipas informacioneve është kapur duke futur në ambientet e burgut nj sasi lënde narkotike, ndërsa kishte takim me bashkëshortin e saj. Sipas policisë është ndaluar 51-vjeçarja M. Lazri, që tentoi t’i fuste në burg 1.35 gramë kanabis rreth orës 08:20, burrit të saj N. Lazri. Lënda narkotike është konstatuar tek dhoma e kontrollit të familjarëve për takim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat