Aksident në Krujë, vdes 27 vjeçari

Kronikë e zezë

Aksident në Krujë, vdes 27 vjeçari

Më: 28 gusht 2015 Në ora: 18:30

Një 27-vjeçar humbi jetën sot pasdite në një aksident automobilistik në aksin Milot-Thumanë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Gjorem, ku automjeti që drejtohej nga Ervin Ranxi ka devijuar rrugën dhe është përplasur me një kamion të parkuar.

Për shkak të përplasjes së fortë, mjeti i drejtuar nga Ranxa është përmbysur, çka ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme të tij.

Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e madhe. Ndërkohë, policia ka arrestuar drejtuesin e kamionit dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat