Policia konfiskon mbi 4 kg substancë të dyshuar narkotike

Kronikë e zezë

Policia konfiskon mbi 4 kg substancë të dyshuar narkotike

Më: 28 gusht 2015 Në ora: 17:19

​Policia e Kosovës, respektivishtnjësitet antidrogë, pas hetimeve intensive kanë realizuar një operacion policor në Ferizaj, ku është arrestuar i dyshuari me inicialet (K. H) dhe janë konfiskuar mbi 4 kg, respektivisht 4160.6 gram, substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Policia ka realizuar edhe bastisjen e shtëpisë së të dyshuarit dhe si provë relevante janë konfiskuar edhe një automjet furgon si dhe pesë telefona mobil.

Policia në një komunikatë thotë se të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë në koordinim me prokurorin kompetent dhe për të dyshuarin është caktuar masa e ndalimit prej 48 orë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat