Policia prangos shantazhuesin

Kronikë e zezë

Policia prangos shantazhuesin

Më: 28 gusht 2015 Në ora: 14:32

Policia rajonale e Ferizajt ka prangosur një të ri, shtetas i Republikës së Maqedonisë, nën dyshimin se me qëllim përfitimi pasuror ka kryer veprën penale të klasifikuar nga policia si detyrim.

Burime policore kanë bërë të ditur se i dyshuari, A.N, 22 vjeçar, dy javë më parë ka kërcënuar përmes telefonit viktimën I.M, 46 vjeçar nga Ferizaj, të cilit i ka kërkuar edhe mjete materiale në shumë prej 60 mijë eurove.

"Rastiështë paraqitur në polici nga viktima, i cili ka raportuar se nga personi i panjohur ka pranuar përmes telefonit një mesazh kuikërkohen 60.000 euro, përndryshe do të ketë pasoja ai dhe familja e tij", theksoi zëdhënësi rajonal i policisë, togeri Agim Gashi..

Bëhet e ditur se njësitet policore pas një pune operative kanë arritur që të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin, i cili në prezencë të mbrojtësit të tij ka pranuar veprën në tërësi.Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në Qendrën e mbajtjes në Ferizaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat