Droga me avion/Krimet e Rënda vendosin arrest me burg për 6 të arrestuarit

Kronikë e zezë

Droga me avion/Krimet e Rënda vendosin arrest me burg për 6 të arrestuarit

Më: 28 gusht 2015 Në ora: 14:30

Gjashtë personat e arrestuar pak ditë më parë nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me atë italiane për transportim të drogës me avion nga Shqipëria në drejtim të Italisë kanë marrë masën e arrestit me burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda.
Të akuzuarit për transportin e drogës me avion të vegjël, Sokol Lamaj (Burhamaj), Niko Burhamaj, Fatos Burhamaj, Fadil Shahaj, Igli Shahaj dhe Vladimir Zanaj, ky i fundit Shef i Sektorit të Burimeve Njerëzore në Policinë e Vlorës, janë paraqitur para gjykatës në orën 10:00 dhe në seanca të ndryshme janë njohur me masën e sigurisë.
Mësohet se avokati i efektivit të policisë ka thënë para trupit gjykues se klienti i tij ka zbatuar me rigorozitet ligjin gjatë ushtrimit të detyrës dhe ka qenë një punonjës i dalluar policie.

Fillimisht, Gjykata vendosi arrest me burg për Sokol Lamaj, i njohur si kreu i bandës së trafikut të drogës. Vendimi u mor pas rreth 2 orë diskutimeve në seancës me dyer të mbyllura në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Tashmë ai do kalojnë në ambjentet e burgimit në burgun 302. Mësohet se ai nuk ka dhënë shpegime dhe ka mohuar të ketë qenë i përfshirë në këtë rrjet krimi. Ai nuk ka zgjedhur një avokat mbrojtës, por ka qenë Gjykata ajo që ka vendosur një avokat mbrojtës për të.

Në vijim, Gjykata ka vijuar seancat edhe për Fadil Shahaj dhe Igli Shahaj, të cilët janë lënë gjithashtu në burg.

Arrest me burg Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi edhe për Niko Burhamaj e Fatos Burhamaj.

Një operacion i përbashkët mes policisë Shqiptare dhe asaj Italiane kanë vënë në pranga 14 persona, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin transportonin drogë me avion nga vendi ynë në drejtim të Italisë. Sipas policisë, në kuadër të operacionit të koduar “Fluturimi i lirë”, 8 persona u arrestuan në shtetin italian dhe 6 të tjerë në Shqipëri. Mes personave të arrestuar është kreu i bandës i identifikuar si Sokol Burhamaj, piloti i avionit të ulur në Brindisi me 120 kg marijuanë, Vilson Lamaj dhe shefi i personelit të Policisë Vlorë, Vladimir Zanaj. Mediat italiane raportojnë se avioni sportiv “Aereoprakt A22”, me ngjyrë të verdhë ishte nisur nga fshati Xhelilaj i Vlorës në drejtim të Italisë. Aksioni ka nisur në Itali 6 muaj më parë, kur janë ndaluar 4 persona. Burimet thanë se pas hetimit të tyre është arritur në zbulimin e rrjetit.
Nga hetimet e deritanishme të kryera nga Prokuroria dhe Policia shqiptare rezulton se organizatorët e këtij grupi kriminal janë tre vëllezërit nga Babica e Vlorës. Pas një hetimi një mujor, ata ranë në pranga së bashku me 11 bashkëpunëtorët e tyre, ku rezultoi si ishin pjesëtarë të një fisi me lidhje gjaku mes tyre. Po ashtu, mësohet se kreu i kësaj organizate është Sokol Çuman Burhamaj (Lamaj), pilot i avionit, vëllai i tij Vilson Lamaj si dhe koordinator i grupit Artjon Lamaj. Ndërsa, burime nga policia bënë me dije se për 6 personat e arrestuar në Shqipëri janë mbajtur nën vëzhgim me 24 agjentë në terren.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat