Avioni me drogë, gjykata lë në burg Sokol Burhamaj

Kronikë e zezë

Avioni me drogë, gjykata lë në burg Sokol Burhamaj

Më: 28 gusht 2015 Në ora: 12:40

Gjykata lë në burg Sokol Burhamaj, kreu i bandës së trafikimit të drogës nga Shqipëria drejt Italisë. Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Burhamaj, ndërsa pritet masa edhe për 5 të arrestuarit e tjerë.

6 persona u arrestuan disa ditë më parë nga policia shqiptare në bashkëpunim me atë italiane për trafik droge. Në pranga përfunduan kreu i bandës që merrej me prodhimin, transportimin dhe tregtimin e lëndës narkotike, Sokol Burhamaj, piloti i avionit të ulur në Brindisi me 120 kg marijuanë, Vilson Lamaj, shefi i personelit të Policisë Vlorë, Vladimir Zanaj, Sokol Lamaj, Artjon Lamaj, dhe Vladimir Zanaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat