Një person ka tentuar ti vë zjarrin vetes pasi kishte humbur një shumë parash në lojërat e fatit e të cilat i takonin pronarit të firmës ku ai punonte.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur në lagjen Veternik në Prishtinë. Sipas PK-së, ky qytetarë pasi kishte humbur të gjitha parat ishte mbyllur në një kabinë ku edhe kishte tentuar të ndizte veten me benzinë, transmeton lajmi.net.
Polica njofton se i dyshuari mashkull i nacionalitetit shqiptar pas tretmanit mjekësor me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /BS