Nuk i pëlqen nusja që ka zgjedhur, babai plagos djalin në Prizren

Kronikë e zezë

Nuk i pëlqen nusja që ka zgjedhur, babai plagos djalin në Prizren

Më: 28 gusht 2015 Në ora: 10:33

Një person në fshatin Hoqë e Qytetit në Prizren ka tentuar të vras djalin e tij për shkak se ky i fundit ka marrë për nuse një vajzë pa pëlqimin e tij.

Viktima ende është në gjendje të rëndë dhe pritet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike në QKUK.

Kurse, i dyshuari ka tentuar ta vras vetën por është bindur nga policia, e cila më pas e ka arrestuar.

Patrulla e parë që ka arritur në vendin e ngjarjes ka konfirmuar rastin dhe ka informuar se i dyshuari kishte tentuar ta vras vetën me armë por është bindur nga një polic patrullues që armën që e kishte mbështetur në kokë ta lëshojë në tokë. Pas disa çastesh i dyshuari e ka lëshuar armën dhe i ka zbatuar urdhrat e personave zyrtarë.

Pas hetimeve fillestare, dyshohet se baba ka shtënë në drejtim të të birit me qellim që ta vret, mirëpo për fat viktima ka mbijetuar dhe sipas raporteve spitalore i njëjti pritet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike në QKUK.
Motivi i vrasjes në tentativë dyshohet të jetë pakënaqësia e prindit që i biri e ka një vajzë për nuse pa pëlqimin e tij.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit të shtetit i njëjti po mbahet në ambientet e policisë.puf

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat