Nuk pranohet në punë, sulmon drejtorin

Kronikë e zezë

Nuk pranohet në punë, sulmon drejtorin

Më: 28 gusht 2015 Në ora: 08:49

Një person me inicialet Xh. A ka shkuar në objektin e Komunës së Suharekës dhe pasi është futur brenda Zyrës së Shërbimeve publike dhe Emergjencave e ka sulmuar fizikisht drejtorin e kësaj drejtorie për shkak se i dyshuari nuk ishte pranuar në punë të përkohshme si zjarrfikës.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kryer hetime. I dyshuari është arrestuar dhe po mbahet në objektet mbajtëse të policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat