Zbulohen pamjet, si u rrah mjeku i urgjencës së Durrësit (Video)

Kronikë e zezë

Zbulohen pamjet, si u rrah mjeku i urgjencës së Durrësit (Video)

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 23:56

Si u dhunua mjeku Anton Ndojt në mjediset e Urgjencës së Spitalit Rajonal Durrës, nga shtetasi Jurgen Hoxha, i shpallur në kërkim që prej ditës së shtunë.

Siç shfaqet edhe në pamjet e siguruara në mënyrë ekskluzive nga Dielli.al, doktori sapo shfaqet në korridorin e spitalit, ku janë të instaluara kamerat, bie bre e dhunës së djaloshit 23 vjeçari. Në prani të personelit mjekësor, por edhe qytetarëve të pranishëm, Jurgen Hoxha e qëllon dhe e përplas, duke i shkaktuar fraktura të rënda në krah dhe në trup.

Në pamje shfaqet edhe babai i Jurgenit, Adriatik Hoxha, ish shefi i Krimeve të Policisë së Durrësit, (burri me bluzën me vija horizontale) ku tek-tuk përpiqet të ndërhyjë, por dhunuesi i ka shkaktuar dëme të mëdha në trup doktorit.

Roja i spitalit ka arritur që të ndërhyjë duke i ndarë palët në konflikt. Kjo video është sekuestruar nga policia e Durrësit, pas denoncimit që ka bërë mjeku Anton Ndoj, i cili punon në sistemin shëndetësor përreth 20 vite, ndërsa në Spitalin Rajonal Durrës, prej gati 10 vitesh.

Aktualisht kanë reaguar për këtë ngjarje Ministria e Shëndetësisë dhe Urdhri i Mjekut të Shqipërisë, si dhe një pjesë e personelit të Spitalit të Durrësit, të cilët thuhet se kanë bërë dhe një peticion.

Mjeku Anton Ndoj ndodhet nën trajtim pas dëmtimeve që ka pësuar në krah.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat