Rrahje për borxh në Prishtinë (Video)

Kronikë e zezë

Rrahje për borxh në Prishtinë (Video)

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 21:10

Për borxhin 35 mijë eurosh ndaj ndërmarrjes publike banesore, autoshkollës “Abis” iu është ndaluar puna në lokalin në të cilin e ushtrojnë biznesin tash e 25 vjet.

Por, pronarët e lokalit nuk e respektuan vendimin e Lomunës së Prishtinës. Ndaj, e larguan bllokadën e vendosur dhe vazhduan punën. Por, pastaj filloi një përleshje fizike mes të dy palëve.

Pronari i këtij biznesi, Afrim Islami, pranoi që firma e tij ka borxh porse ai është në pritje që t’i falet nga ligji për faljen e borxheve, ngase një pjesë e tij figuron para vitit 2008.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat